Restorant-Piceri “SHIJA”
Restorant-Piceri “SHIJA” spacioz, me sallonin e tij me stil modern, ndodhet në katin përdhe, menjëherë pas zonës së hollit kryesor. I konceptuar me një dekor shumë artistik, restoranti ka përballë kopshtet e zbukuruara të Hotelit Ark, ndodhur në Tiranë. Kapaciteti i tij maksimal arrin 350 persona të ftuar të akomoduar, duke e shndërruar hotelin Ark në vendin ideal për organizime apo mbledhje të karakterit social, por jo vetëm. Restoranti “SHIJA” mund të depërtojë lehtësisht tek çdo i ftuar që ka kërkesa dhe pritshmëri të larta, teksa dhuron tek ata një udhëtim tundues që zgjon aromë Mesdhetare shoqëruar nga tonalitete të spikatura të artit të kulinarisë Italiane. Nën kujdesin rigoroz të shefave më në zë të ofruar në hotelin tonë, delikatesat e shërbyera tek Restorant “SHIJA”, tentojnë të respektojnë në çdo pjatë të servirur origjinalitetin e shijeve të trashëguara ndër vite nga ndikimi i kulturave. Shijoje delikatesën e servirur tek ne, nën shoqërinë e përzgjedhjes mes pafundësisë së variacioneve të verërave të disponueshme në hotelin tonë. Tek Restorant “SHIJA” mëngjesi bufe shërbehet çdo ditë i pasur me variacion produktesh të freskëta.